Prishtina zyrtarizon dy transferimet e para për edicionin e ardhshëm

20:38 | 13 Qershor 2025
Q L

Prishtina gjatë ditës së sotme (e premte) ka zyrtarizuar dy transferimet e reja për edicionin e ardhshëm.

Pasi fituan Kupën e Kosovës ndaj Llapit, kryeqytetasit tashmë kanë nisur përgatitjet para pjesëmarrjes në garat evropiane.

Në këtë drejtim ata tashmë kanë publikuar sot dy transferimet e reja.

Bëhet fjalë për dyshen Dren Zeqiri dhe Drin Bajraktari të cilët nga sezoni i ardhshëm do ta veshin fanellën bardhëekaltër.

Njoftimi i plotë i Prishtinës:

FC Prishtina forcon radhët me mesfushorin 21-vjeçar Dren Zeqiri, i cili vjen nga Ramiz Sadiku.

Me energjinë dhe talentin e tij, Dreni do të jetë një shtesë e rëndësishme për skuadrën tonë në sezonin e ri.

FC Prishtina ka prezantuar përforcimin e radhës — mbrojtësin e ri të talentuar Drin Bajraktari.

Ish-futbollisti i Ramiz Sadikut, Ferizajit dhe Dinamo Ferizaj, tashmë do të jetë pjesë e bardhekaltërve për sezonin e ri.

Bajraktari synon të japë kontributin e tij në objektivat e klubit në garat vendore dhe ndërkombëtare./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale