Pas valës së sulmeve ajrore të kryera nga Izraeli, qytetarët iranianë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit dhe qyteteve të tjera për të kërkuar hakmarrje dhe një përgjigje të menjëhershme nga autoritetet.
Protestuesit në Teheran valëvitën flamuj iranianë dhe portrete të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, ndërsa brohorisnin “Vdekje Izraelit” dhe “Vdekje Amerikës”. Televizioni shtetëror raportoi për demonstrata të ngjashme edhe në qytete të tjera të vendit.
“Edhe për sa kohë do të jetojmë me frikë?”- pyeti Ahmad Moadi, një 62-vjeçar në pension, duke folur për agjencinë e lajmeve AFP.
“Si iranian, besoj se duhet të ketë një përgjigje të ashpër, dërrmuese”- shtoi ai.
Moadi gjithashtu denoncoi thirrjet për të vijuar bisedimet bërthamore me SHBA-në, duke theksuar: “Ata kanë vrarë kaq shumë profesorë dhe studiues universiteti, dhe tani duan të negociojnë?”
Në mënyrë të ngjashme, një tjetër banor i kryeqytetit, Abbas Ahmadi, deklaroi: “Nuk mund ta lejojmë të vazhdojnë, përndryshe do të përfundojmë si Gaza. Irani duhet ta shkatërrojë Izraelin. Duhet të bëjë diçka.”
Sipas Foad Izadi, profesor në Universitetin e Teheranit dhe analist politik, sulmet e fundit kanë ndryshuar ndjeshëm klimën publike dhe strategjike në vend.
“Në Iran ekziston një ndjenjë e fortë se vendi duhet të godasë dhe të kundërpërgjigjet fort. Irani nuk donte luftë, por nuk i është lënë zgjedhje tjetër,”- tha ai për Al Jazeera.
Izadi e cilësoi ndërhyrjen si një “sipërmarrje të përbashkët amerikano-izraelite”, duke shtuar se bazat ushtarake amerikane në rajon tashmë mund të konsiderohen objektiva të ligjshme ushtarake.
“Nëse Irani vendos të godasë instalime amerikane, do të ketë arsye shumë të forta për ta bërë këtë,”- përfundoi ai.
Lexo edhe:
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...
Voziti mbi shpejtësinë e lejuar, polica e lë një vit pa leje...
Bedri Hamza i kërkon BE-së t’i heqë sanksionet pavarësisht s...
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Mit...
Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën pre...