Një mjek francez që ndodhej në bordin e anijes me ndihma humanitare që ishte në rrugën e saj për në Gaza, e cila më pas u ndalua nga autoritetet izraelite, pretendoi se ata ishin abuzivë ndaj pasagjerëve.
Në anije ndodhej edhe aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg, dhe mjeku Baptiste André tha se autoritetet izraelite talleshin dhe qëllimisht i privonin pasagjerët nga gjumi, veçanërisht Thunberg.
André u tha gazetarëve pasi mbërriti në Francë se, sapo dikush binte në gjumë, agjentët luanin muzikë me zë të lartë dhe kërcenin. Ai gjithashtu pretendoi se të paraburgosurit kishin vështirësi në marrjen e ushqimit dhe ujit.
«Nuk kam kualifikimet ligjore për të specifikuar se çfarë ndodhi, por pati akte keqtrajtimi», tha André të martën.
Madleen ishte një anije e organizuar nga Koalicioni pro-Palestinez i Flotiljes së Lirisë që u nis nga Italia më 1 qershor për të dërguar ndihma në Gaza. Në anije kishte 12 pasagjerë, përfshirë Thunberg. Anija u ndalua 200 kilometra larg bregdetit të Gazës nga forcat detare izraelite.
Nga 12 pasagjerët, katër, përfshirë Thunberg, pranuan të nënshkruanin dokumentet e deportimit për t’u kthyer në shtëpi, ndërsa tetë të tjerët mbeten në paraburgim izraelit në pritje të një seance gjyqësore.
Aktivistja e re e kishte akuzuar Izraelin se “na ka rrëmbyer në ujërat ndërkombëtare dhe na ka çuar kundër vullnetit tonë në Izrael”. “Kjo është një tjetër shkelje e qëllimshme e të drejtave që i shtohet listës së shkeljeve të panumërta që po kryen Izraeli”, u tha Thunberg, 22 vjeç, gazetarëve me të mbërritur në aeroportin Charles de Gaulle në Paris, pasi u deportua nga Izraeli.
Ajo tha gjithashtu se udhëtimi ishte një protestë paqësore kundër bllokadës së Izraelit ndaj Gazës, mes përkeqësimit të krizës humanitare atje.
Megjithatë, qeveria izraelite e ka cilësuar misionin si një marifet publiciteti dhe ka thënë se anija ishte një “jaht selfie”. Ata gjithashtu kanë pohuar se kjo ishte një shkelje e bllokadës detare të Izraelit./ndtv.com
Kryesuesi i KQZ-së takohet me ambasadorin britanik, e falënd...
Abdixhiku pas votimit: Duhet të largohemi nga kjo zymësi e p...
Anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit përballen me mung...
Kurti: Jemi në zgjedhje të parakohshme pikërish se u refuzua...
Veç 4 qytetarë kanë votuar në këtë komunë deri më tani
Albulena Haxhiu ushtron të drejtën e votës, fton qytetarët t...