Pep Guardiola ishte së fundmi i ftuar në kanalin e njohur në YouTube, “xBuyer”, të drejtuar nga vëllezërit Javier dhe Eric Ruiz, me mbi 5.7 milionë abonentë.
Trajneri i Manchester Cityt ndau mendime të thella për stilin e tij të punës, sfidat e brezit të ri dhe një anekdotë të veçantë me Sergio Agueron.
“E dua shumë Agueron. Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj që njoh. Shënoi golin më të rëndësishëm në historinë e Cityt – falë atij, klubi filloi të besonte”.
“Më kujtohet dita kur i thashë Agueros se nuk do t’ia rinovonim kontratën. Ishte shumë e vështirë për mua t’i thoja se do të largohej. Dhe më vonë atë ditë në stërvitje, ai kopil shënoi 200 gola!”
“Kishte një fytyrë që thoshte: ‘Tani do t’ia tregoj këtij… 200 gola!’ I thashë: ‘Sergio, do ta rinovojmë kontratën tënde, bëra një gabim!’ Dhe pastaj në ndeshjen e fundit ai shënoi dy gola. Ishte një privilegj të stërvisja Agueron. Ai ishte një talent unik”, deklaroi Guardiola. /Telegrafi/
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...