Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Teksa e uroi për detyrën e re, Bislimi i shprehu ambasadorit Antonini mirëseardhjen në Kosovë.
“Në vijim, biseduan rreth marrëdhënieve bilaterale dhe rëndësisë së fuqizimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Zëvendëskryeministri Bislimi nënvizoi edhe përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe angazhimin në zbatimin e reformave. Përgjatë takimit u diskutua dhe mbi procesin e dialogut dhe takimet e fundit të zhvilluara në Bruksel”, thuhet në njoftimin nga ZKM.
Bislimi e falënderoi ambasadorin Antonini për takimin e bisedën, duke shprehur edhe vullnetin për bashkëpunim të ngushtë e fuqizim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona./Arbresh.info
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...