Prishtina ka filluar të mendojë për sezonin e ri. Kryeqytetasit para nisjes së edicionit 2025/26 në Superligën e Kosovës do të marrin pjesë në kualifikimet për Europa League.
Gjatë ditës së sotme ata kanë arritur marrëveshje me ish-futbollistin e njohur, Mentor Zhdrella, që ai të jetë këshilltar sportiv i klubit, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kryeqytetas përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
“Një nga emrat më të njohur të futbollit kosovar rikthehet në shtëpinë bardhekaltër, këtë herë në një rol të ri.”
“Me përvojën e tij dhe vizionin për të ardhmen, Zhdrella do ta ndihmojë klubin drejt sukseseve të reja”, shkruhet në njoftimin e Prishtinës.
Zhdrella sezonin e fundit ka qenë drejtor sportiv tek Llapi./Arbresh.info
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...