Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka mbajtur seancën sot, ku janë miratuar një sërë vendimesh për sektorin e energjisë në Kosovë.
Në këtë seancë, Bordi ka caktuar subjektin juridik KEK si Furnizues të Mundësisë së Fundit për një periudhë prej gjashtë (6) muajsh, duke filluar nga 31 gushti 2025 deri më 31 janar 2026.
Po ashtu, Bordi ka lëshuar autorizimin për shoqërinë SVB sh.p.k për gjenerimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme, ndërsa ka aprovuar kërkesat për shtyrje të autorizimit të shoqërive Vita Energy sh.p.k dhe VBS sh.p.k.
Pjesë e vendimeve të seancës kanë qenë gjithashtu kërkesat e ndryshimit të kontrollit të dy subjekteve të tjera, Infinit Power Solutions sh.p.k dhe Air Energy sh.p.k.
Bordi ka shqyrtuar gjithashtu dhe aprovuar kërkesat e trembëdhjetë (13) subjekteve juridike, përfshirë një kërkesë për modifikim, si dhe katërmbëdhjetë (14) persona fizikë për marrje të autorizimit për vetë-konsum energjie, me një kapacitet total të instaluar prej 1211 kW.
Në njoftimin për media është bërë e ditur se në këtë seancë janë shqyrtuar gjithashtu ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera që lidhen me operimin e ZRrE-së.
Enzo Fernández dëshiron largimin nga Chelsea, ëndërron trans...
Sveçla mban sot konferencë për media
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...
Arrihet marrëveshja, përfundon greva e punëtorëve të sigurim...
Rusia godet Ukrainën: 14 të vrarë,mbi 100 të plagosur