Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh.
Gjatë takimit, Ziadeh i ka përcjellë Myftiut Tërnava urimet me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke shprehur vlerësimin për rolin e Bashkësisë Islame në promovimin e paqes, tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në vend.
Nga ana e tij, Myftiu Tërnava e ka falënderuar Ziadeh për urimet dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm të UNMIK-ut me institucionet fetare në Kosovë./Arbresh.info
PDK mban sot konferencë për media
FSHF i uron mirëseardhje Bujar Pllanës dhe Stavro Pilos me n...
Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan ...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin...
Deputeti i VV-së për Kurtin: Është shumë i butë, i hareshëm ...
“Kur thërret Kombi” – Ramadani lë bashkëshorten në maternite...