Ushtarë nga Ekipi Ndërlidhës i Monitorimit të SHBA-së, të caktuar në KFOR, iu bashkuan udhëheqësve dhe vullnetarëve të sektorit të rinisë në Ferizaj për të shënuar Javën e KFOR-it.
Kjo javë, sipas KFOR-it, është një festë e partneritetit të fortë dhe të vazhdueshëm midis KFOR-it dhe popullit të Kosovës.
Duke shpërndarë fotografi nga eventi, KFOR-i deklaroi së vazhdon të ketë angazhim të qëndrueshëm, për të mbështetur të gjitha komunitetet dhe individët në të gjithë Kosovën.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” thuhet në deklarim./Arbresh.info
Enzo Fernández dëshiron largimin nga Chelsea, ëndërron trans...
Sveçla mban sot konferencë për media
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...
Arrihet marrëveshja, përfundon greva e punëtorëve të sigurim...
Rusia godet Ukrainën: 14 të vrarë,mbi 100 të plagosur