Milani dhe Igli Tare po përpiqet të përforcojë skuadrën për sezonin e ri, në përpjekje për t’i dhënë trajnerit të ri Massimiliano Allegri një ekip konkurrues. Megjithatë, disa prej objektivave kryesorë po rezultojnë të vështirë për t’u realizuar.
Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio nga Sky Sport Italia, Allegri dëshiron të ribashkohet me Adrien Rabiot, me të cilin ka punuar më parë te Juventusi. Por, një rikthim në Serie A duket shumë larg.
Mesfushori francez është i vendosur të qëndrojë te Olympique Marseille, ku ndihet mirë dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë ambient për momentin. Klubi francez gjithashtu nuk është i interesuar për ta shitur atë.
Në repartin ofensiv, Dusan Vlahovic mbetet një dëshirë e qartë për Milanin. Megjithatë, paga e lartë e sulmuesit serb është një problem i madh për kuqezinjtë. Pikërisht për këtë arsye, Juventusi po shqyrton mundësinë ta shesë këtë verë, përpara skadimit të kontratës së tij në qershor 2026, në vend që të përpiqet për rinovim.
Si alternativë ndaj Vlahovic, është përmendur edhe emri i Mateo Retegui, sulmuesi i Atalantës dhe lojtari më i mirë i Serie A në sezonin e fundit. Ai shihet si një zgjidhje më e arritshme për repartin ofensiv.
Ndërkohë, me të ardhmen e Theo Hernandez në dyshim dhe me interesimin e klubeve të mëdha për të, Milani është duke kërkuar një zëvendësues potencial në krahun e majtë të mbrojtjes.
Një nga emrat që është propozuar nga ndërmjetësit është Oleksandr Zinchenko i Arsenalit. Por edhe këtu haset një pengesë e madhe: paga e lartë që ukrainasi fiton në Londër është përtej mundësive aktuale të Milanit, veçanërisht pas mungesës së kualifikimit në garat evropiane, që ka ndikuar drejtpërdrejt në buxhetin e klubit.
Pavarësisht pengesave, drejtuesit e Milanit mbeten aktivë në afati kalimtar dhe po vlerësojnë të gjitha opsionet për të përmbushur kërkesat e Allegrit dhe për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin 2025/26. /Telegrafi/
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...