Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin kryesor në emër të Republikës së Kosovës, në ceremoninë zyrtare të Ditës së Kosovës në EXPO 2025, në Osaka, Japoni.
“Nesër është Dita e Çlirimit në Kosovë, dita kur populli ynë u lirua përfundimisht nga një regjim genocidal – një ditë që nderon guximin e atyre që luftuan për lirinë tonë, kujtimin e atyre që dhanë sakrificën më të madhe dhe fuqinë e aleancave që na ndihmuan kur kishim më së shumti nevojë”, tha Osmani në fjalimin e saj.
“Sot, Kosova është një demokraci që shikon drejt të ardhmes, e udhëhequr nga sundimi i ligjit, me një brez të ri vizionar dhe e përkushtuar thellësisht ndaj vlerave euro-atlantike”, tha tutje Osmani.
Duke folur për raportet e shkëlqyera me Japoninë, Presidentja tha:
“Mbështetja e vazhdueshme e Japonisë për popullin tonë, sidomos pas luftës dhe gjatë fazave të ndryshme të rindërtimit, nuk do të harrohet kurrë. Ajo ka formësuae themelin e fortë të miqësisë që gëzojmë sot. Ndërsa Kosova vazhdon rrugën e zhvillimit dhe forcimit të pozitës së saj ndërkombëtare, presim me padurim thellimin e mëtutjeshëm të këtij partneriteti.”/Arbresh.info
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova