Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim një delegacion të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, të kryesuar nga Elder Gerrit W. Gong, anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.
Kryeministri Kurti falënderoi pjesëtarët e delegacionit për angazhimin e tyre dhe për interesimin e treguar ndaj Kosovës.
Ai theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit dhe të barazisë, duke vënë në pah përkushtimin e Republikës së Kosovës si vend gjithëpërfshirës dhe demokratik.
Gjatë takimit, Gong informoi Kryeministrin për veprimtarinë e Kishës në Kosovë, duke theksuar se ajo ka mbështetur mbi 175 projekte në vend, kryesisht në fushën e arsimit, si dhe përmes iniciativave të tjera me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitet./Arbresh.info
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Suharekë: 4 milionë euro për QKMF-në e re, njofton kryetari
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës