Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, i cili ka vizituar qytetin e Pejës së bashku me një delegacion të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.
Sipas njoftimit, kryetari Muhaxheri i falënderoi të gjithë ambasadorët e BE-së për praninë e tyre sot dhe ju shprehu mirënjohjen tonë për të gjitha investimet dhe mbështetjen, që kanë dhënë për komunën tonë, e veçanërisht për investimin më të fundit, të cilin e inauguruam sot, pra çerdhen në Vitomiricë të Pejës, shkruan Arbresh.info.
Pas takimit në zyrë do të takohemi me përfaqësues të bizneseve të komunës, do të vizitojmë Muzeun e qytetit, Çarshinë e Gjatë dhe disa vende të tjera me rëndësi kulturore.
Ambasadori Orav theksoi se bashkë me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Kosovë patën një takim shumë të mirë me Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
“Sot e vizituam çerdhen e re në Vitomiricë të Pejës, një projekt që është mbështetur nga Bashkimi Evropian me një fond prej 1.2 milionë eurosh. Kjo çerdhe do të sjellë gëzim për shumë fëmijë, por njëkohësisht edhe lehtësim për shumë prindër, të cilët do të kenë një vend të sigurt për fëmijët e tyre. Po ashtu, gjatë ditës do të takohemi edhe me komunitetin e biznesit, pastaj do t’i shohim disa vende të rëndësishme në qytet” , thuhet në njoftimin e Komunës së Pejës./Arbresh.info/
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...