Korporata Elektroenergjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka shtyrë sërish afatin për lidhje të kontratave me bizneset.
Afati është shtyrë për 1 ditë, teksa theksohet se sërish arsye për këtë ka qenë interesimi i madh dhe pamundësia që të realizohen të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë.
“Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më datë 12.06.2025”.
“Nëse jeni ndër konsumatorët që preken nga ky vendim dhe ende nuk keni lidhur kontratën tuaj, ju ftojmë të veproni sa më parë”, tha KEK-u në njoftimin e sotëm.
Me rastin liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, vendim i cili hyri në fuqi më 1 qershor të këtij viti, shumë biznese u ankuan se po pranojnë oferta shumë të shtrenjta për furnizim me rrymë.
Kjo bëri që KEK-u të përcaktohet si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF).
Sipas njoftimit të mëhershëm, KEK-u tha se është përcaktuar si FMF për një periudhë kalimtare deri më 30 korrik 2025, për të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë zgjedhur furnizues në tregun e lirë.
Mbesa e Sali Mustafës emocionon për vdekjen e gjyshit: Afër ...
Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrë...
Turqia i dhuron Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë 11.9...
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrues...
Lladrovci uron Krishtlindjen: Ditë për të kujtuar e vlerësua...