Kombëtarja e Brazilit dhe ajo e Ekuadorit siguruan kualifikimin për Kupën e Botës 2026, duke u bërë pjesëmarrësit e 12-të dhe të 13-të në turneun më të madh të futbollit botëror.
Brazili priti Paraguain në Sao Paulo dhe arriti një fitore minimale 1:0, nën drejtimin e trajnerit të ri Carlo Ancelotti, i cili regjistroi suksesin e tij të parë në ndeshjen e dytë në stol.
Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga Vinicius Junior, duke siguruar kualifikimin për ‘Seleçaon’ dy ndeshje para përfundimit të raundit kualifikues.
Ekuadori siguroi një vend në Kupën e Botës pas barazimit pa gola kundër Perusë, në një ndeshje të kujdesshme që i mjaftoi për të kaluar më tej.
Argjentina, e cila ishte kualifikuar që në mars, barazoi 1:1 me Kolumbinë në Buenos Aires. Thiago Almada shënoi për vendasit, ndërsa Luis Diaz barazoi për mysafirët.

Argjentinasi Enzo Fernandez u përjashtua nga loja në minutën e 70-të, duke e bërë më të vështirë pjesën e mbetur të ndeshjes për kampionët në fuqi.
Uruguai mposhti Venezuelën 2:0 me golat e Rodrigo Aguirre dhe Giorgian de Arrascaeta, dhe tani i nevojitet vetëm një pikë në dy ndeshjet e mbetura për të siguruar kualifikimin.
Raundet e fundit të kualifikueseve të Amerikës së Jugut do të zhvillohen më 3 dhe 6 shtator, kur do të mësohen tre ekipet e fundit të kualifikuara dhe skuadra që do të shkojë në play-off-in ndërkontinental. /Telegrafi/
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe