Shqipëria luajti baras edhe ndaj Letonisë në udhëtim, me ndeshjen që u mbyll me rezultat 1-1.
Me këtë barazim shanset për vendin e dytë zbehen akoma më shumë, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes, gardiani Thomas Strakosha foli rreth penalltisë së pritur si dhe gjasave për kualifikim.
“Na mungoi goli i dytë. Duhet të ishim më të përqëndruar, kemi treguar që nuk e kemi kaq të thjesht. Duhet të mbrojmë më mirë. Për penalltinë e pyeta Bozhiqin çfarë mendonte, më tha mendimin e vet.
Duhet të mbanim topin mbrapa më shumë në pjesën e parë. Dhamë 4-5 korne në pjesën e parë, nuk duhej kaq thjesht.
Asgjë nuk ka mbaruar, duhet të merrnim edhe dy pikë këtu. Duhet të shikojmë veten tonë, të marrim pikët brenda në shtëpi me Letoninë.
Në pjesën e parë Silvinjo normalisht nuk ishte i lumtur”, u shpreh Strakosha për “Supersport”.
Ndeshja e radhës luhet ndaj Letonisë në “Air Albania” me 9 shtator./Arbresh.info
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...