Tragjedia në Austri, MPJD jozyrtarisht konfirmon se në mesin e viktimave është edhe 15 vjeçarja me prejardhje nga Kosova

22:51 | 10 Qershor 2025
E.H

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri është në kontakt të pandërprerë me autoritetet kompetente austriake, pas krimit të rëndë që ka ndodhur sot në një shkollë në qytetin Graz.

MPJD njofton se sipas informacioneve zyrtare të pranuara nga Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) në Vjenë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, kanë humbur jetën 10 persona, gjashtë femra dhe katër meshkuj, përfshirë edhe autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda ambienteve të shkollës, transmeton Arbresh.info

“Nga të dhënat e deritanishme të konfirmuara nga Policia Austriake, në mesin e viktimave gjendet vetëm një shtetas i huaj me origjinë nga Polonia, viktimat e tjera janë shtetas austriakë, ndërsa shtetas nga Kosova, nuk ka as në mesin e të plagosurve. Nga burime jozyrtare kemi mësuar se në mesin e viktimave mund të jetë edhe një e mitur me prejardhje nga Kosova, L.B. e lindur në Austri në vitin 2010”, thuhet në njoftim.

Autoritetet austriake nuk kanë publikuar ende një listë zyrtare të plotë të viktimave dhe të lënduarve, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe moshës së të përfshirëve./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Familjarët njoftojnë për vdekjen e vajzës kosovare në sulmin në Graz të Austrisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme