Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, si dhe popullin portugez, me rastin e Ditës Kombëtare të Portugalisë.
Përmes një postimi në X, Osmani shprehu urimet më të përzemërta në këtë ditë të veçantë për Portugalinë, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
“Urime Presidentit Marcelo Rebelo de Sousa dhe të gjithë popullit portugez me rastin e Ditës së Portugalisë! Teksa e shënoni këtë ditë të veçantë, presim gjithashtu të thellojmë më tej lidhjet mes vendeve tona përmes bashkëpunimit më të fortë, miqësisë më të ngushtë dhe përkushtimeve të përbashkëta. Feliz Dia de Portugal!”, shkroi Osmani.
Congratulations to President Marcelo Rebelo de Sousa @imprensagov and to all the Portuguese people on the occasion of Portugal Day!
As you mark this special day, we also look forward to further deepening the ties between our countries through stronger cooperation, closer… pic.twitter.com/sSyY8y45lM
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 10, 2025
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...
Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjy...