Manchester City ka konfirmuar sot transferimin e talentit francez Rayan Cherki nga Olympique Lyon.
Cherki ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin anglez, shkruan Arbresh.info.
Manchester City ka paguar rreth 35 milionë euro + gjashtë milionë bonuse për shërbimet e mesfushorit ofensiv.
“Jam shumë i lumtur që i bashkohem një klubi të madh si Manchester City. Është një hap i madh në karrierën time dhe mezi pres të punoj me një trajner si Guardiola,” tha Cherki në paraqitjen e tij të parë si lojtar i Cityt.
Në 44 ndeshje të luajtura këtë sezon, ai ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 20 asistime./Arbresh.info
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...