Pasi nuk i arritën pritshmëritë e tyre këtë sezon, Llapi po vazhdon me largime të disa lojtarëve.
Disa orë më parë ata njoftuan se kanë ndërprerë marrëveshjen me Hamdi Namanin, teksa tashmë është bërë e ditur se edhe Blend Baftiu u largua nga llapjanët, shkruan Arbresh.info.
Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të klubit të Llapit në Facebook.
Baftiu pati kontratë me skuadrën nga Podujeva edhe për një sezon, mirëpo me marrëveshje të dyanshme, palët kanë shkëputur kontratën.
Ai u bashkua Llapit në fillim të këtij edicioni ku kontribuoi me 41 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 5 gola dhe duke dhuruar 4 asistime.
Përveç Llapit, Baftiu ka bërë karrierë në Kosovë edhe tek Ballkani, Prishtina e Drita./Arbresh.info
LEXO EDHE: