Dean Huijsen u prezantua sot zyrtarisht si lojtar i Real Madridit.
Klubi madrilen e transferoi atë nga Bournemouthi pas një super sezoni që kaloi me anglezët, shkruan Arbresh.info.
Real Madridi derdhi nga arkat e tij një shumë prej 60 milionë për ta transferuar spanjollin 20-vjeçar.
Pas prezantimi të tij ai fol për herë të parë si lojtar i Real Madridit.
“Dua të falënderoj presidentin dhe klubin. Që në momentin që Real Madridi më kontaktoi, nuk kam menduar për asnjë ekip tjetër”, u shpreh Huijsen.
“Faleminderit familjes sime që më ka mbështetur gjithmonë – prindërve dhe motrave e vëllezërve të mi. Po bashkohem me klubin më të mirë në botë dhe do të jap gjithçka për të”.
“Do të qëndroj me këmbë në tokë dhe shpresoj të fitojmë shumë trofe së bashku, duke filluar nga Kupa e Botës për Klube”.
“Real Madrid është ekipi i jetës sime, kështu e ndiej, dhe shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite”.
“Pa dyshim, kjo është dita më e bukur e jetës sime. Është një ëndërr të jem këtu. Do të jap gjithçka për ekipin. Numri 24 ishte i vetmi i lirë”.
“Sa i përket ofertave, Madridi është klubi më i mirë në botë, nuk ka tjetër si ai”, përfundoi spanjolli.
Huijsen do t’i bashkohet stërvitjeve me klubin në prag të Kupës së Botër për klube, ditën e mërkure.
Teksa do ta mbajë në shpinë numrin 24./Arbresh.info
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...