Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ju shpreh ngushëllime familjes Bukoshi me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi.
Abdixhiku tha se kontributi i tij në momentet më të vështira për vendin tonë është përjetësisht i çmuar, shkruan Arbresh.info.
“E nderuara familje Bukoshi, Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më dashurit tuaj dhe ish-kryeministrit në ekzil, Dr. Bujar Bukoshi. Jeta dhe veprimtaria e tij janë mishërim i përkushtimit atdhetar dhe angazhimit të palëkundur politik për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Kontributi i tij në momentet më të vështira për vendin tonë është përjetësisht i çmuar. Dr. Bukoshi ishte ndër figurat themeluese të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më pas duke shërbyer edhe si sekretar i përgjithshëm në atë kohë. Me vizion dhe guxim, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugëtimin tonë drejt lirisë.”, tha Abdixhiku.
Kreu i LDK-së theksoi se figura e tij do të mbetet përherë pjesë e pandashme e historisë sonë shtetformuese dhe kujtimi për të do të jetojë ndër breza.
“Në këto çaste të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre familjes Bukoshi, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për Dr. Bujar Bukoshin. I lehtë qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar mes të tjerash Abdixhiku./Arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën