
Barcelona's Lamine Yamal celebrates after scoring his side's first goal during the Spanish La Liga soccer match between Barcelona and Villarreal at Lluis Companys Olympic Stadium in Barcelona, Spain, Sunday, May 18, 2025. (AP Photo/Joan Monfort)
Në rubrikën e rikthyer pas zgjedhjeve “Sy m’sy”, kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi se Shqipëria po përpiqet të jetë mikpritëse e eventit “The Globe Soccer Awards”, një ngjarje e rëndësishme për futbollin botëror.
Rama beson se ka shumë arsye që zgjedhja të bie mbi Shqipërinë.
“Jemi në diskutim për të sjellë në Tiranë, por jemi diskutuar edhe Durrësin e Vlorën si opsione, edicionin europian të The Globe Soccer Awards, pra të Çmimit të Globit të Futbollit. Është një event i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme për sa i përket edicionit global në Dubai dhe për edicionin europian organizatorët janë në diskutim me Madrid dhe me ne këtu në Shqipëri. Kemi shumë arsye të besoj qe zgjedhja do bie mbi ne dhe do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Lamine Yaman, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë”, tha Rama, shkruan A2Cnn.
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...