
Baby Boy Holding Mothers Hand
Namrata Nangia dhe bashkëshorti i saj kanë menduar shpesh për mundësinë e të pasurit një fëmijë tjetër, por gjithmonë kthehen te e njëjta pyetje: “A mund ta përballojmë financiarisht?”
Duke jetuar në Mumbai, Indi, dhe duke punuar në industrinë farmaceutike, Namrata thotë se edhe kostoja për të rritur një fëmijë është e jashtëzakonshme, raporton BBC
Nga tarifat e shkollës e deri te mësimet e notit dhe konsultimet mjekësore, shpenzimet janë në rritje. Për krahasim, kur ajo ishte e vogël, nuk kishte nevojë për aktivitete të shumta jashtëshkollore.
Një raport i fundit i Fondit Popullor të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) tregon se ky shqetësim është gjithnjë e më global. Sipas një studimi në 14 vende, një në pesë persona thonë se nuk mund të kenë numrin e fëmijëve që dëshirojnë për shkak të shpenzimeve të larta dhe faktorëve të tjerë.
Shtetet si Koreja e Jugut, Italia, Gjermania, India dhe shumë të tjera po përjetojnë një rënie të lindshmërisë, një fenomen që ka të bëjë me këto pengesa financiare.
Dr. Natalia Kanem, drejtoresha e UNFPA, thotë se ky është një krizë e vërtetë, pasi shumica e njerëzve duan të kenë më shumë fëmijë, por nuk mund ta realizojnë për shkak të kushteve ekonomike.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...