Një dështim i radarit në aeroportin më të madh në qytetin jugor italian Napoli ka çuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve dhe në vonesa të shumta.
“Për shkak të një defekti mekanik në sistemin e radarit përgjegjës për zonën e qasjes në Aeroportin Capodichino të Napolit, numri i fluturimeve hyrëse është zvogëluar përkohësisht. Ky vendim u mor thjesht si një masë paraprake dhe synon ruajtjen e standardeve të sigurisë”, tha autoriteti i trafikut ajror të Italisë (ENAV).
Autoriteti i trafikut ajror tha se të gjitha burimet e nevojshme janë mobilizuar për të rivendosur kapacitetin e plotë operacional të aeroportit sa më parë.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, mosfunksionimi i radarit rezultoi në anulimin e 45 fluturimeve, përfshirë 20 mbërritje dhe 25 nisje, ndërsa fluturime të tjera u përballen me vonesa.
Vonesat në aeroportin ndërkombëtar arritën deri në katër orë, ndërsa teknikët vazhduan përpjekjet për të identifikuar dhe për të zgjidhur problemin.
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...
MINT-i vendos kufirin e fitimit për tregtarët e derivateve: ...
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...