147 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit

07:39 | 10 Qershor 2025
E.K

Sot janë bërë 147 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve që ishin shumicë shqiptare në Perandorinë Osmane, themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878 në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, qytet ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës.

Traktatet e Shën Stefanit dhe Berlinit u kishin caktuar territore të banuara edhe nga shqiptarë shteteve të tjera pas Luftës Ruso-Turke, andaj shqiptarët u përgatitën për rezistencë kombëtare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale