Shqipëria mbrëmë luajti baras me rezultat 0-0 ndaj Serbisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Ky takim u shoqërua me disa ndërprerje të vogla të ndeshjes pas rrëzimeve “dramatike” të lojtarëve serb, duke u munduar të eskalojnë edhe më shumë publikun shqiptar, shkruan Arbresh.info.
Një rrëzim sikur të ishte në teatër ndodhi nga mbrojtësi serb, Strahinja Erakovic.
Ai u kap nga një video teksa po ecte në fushë dhe vetëm u rrëzua me pretekst se dikush nga publiku e ka qëlluar me ndonjë mjet.
Gjyqtari Davide Massa nuk ra në grackën e tij dhe e vazhdoi ndeshjen.
PAMJE NGA VIDEO:
View this post on Instagram
Serbët ranë tri herë në tokë në këtë sfidë me qëllim për ta ndërprerë lojën, por kjo nuk u funksionoi.
Ndëkohë, mediat serbe pas ndeshjes kanë shkruar se futbollistët e tyre mezi dolën gjallë nga stadiumi i Tiranës.
Sfida e radhës mes këtyre dy kombëtareve luhet me 11 tetor në Serbi./Arbresh.info
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...