Dhjetëra mijëra qytetarë janë mbledhur në qendër të Madridit për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez.
Qytetarët të revoltuar kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, ndërsa partia e tij dhe familja e tij vazhdojnë të përballen me një sërë akuzash për korrupsion.
Demonstrata e së dielës, e organizuar nga Partia Popullore e opozitës konservatore, nën sloganin “mafia apo demokraci”, bëri bashkë rreth 50,000 njerëz, raporton Guardian.
Megjithatë, organizatorët e vlerësojnë numrin e pjesëmarrësve në protestë rreth 100,000. Qeveria e Sanchez dhe rrethi i tij i ngushtë janë përballur me një sërë akuzash për korrupsion gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë planifikuar të mbahen në vitin 2027.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan