Katër persona kanë vdekur në një zjarr që, sipas gjithçkaje, shkaktoi një trotinet elektrik në një ndërtesë banimi me dhjetë kate në qytetin francez Reims.
Një 13-vjeçar vdiq pasi u hodh nga apartamenti në katin e katërt ku zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit, ndërsa në apartament u gjet një trup i djegur që besohet të jetë vëllai i tij më i madh (15), tha prokurori i Reimsit, François Schneider.
Ky i fundit tha se nuk ka dyshim që zjarri ishte aksidental dhe përhapja e tij e shpejtë filloi nga trotineti, i cili u përfshi nga zjarri për arsye të panjohura, shkruan abcnews.
Zjarret e shkaktuara nga bateritë janë jashtëzakonisht të vështira për t’u shuar dhe zjarrfikësit luftuan me flakët për më shumë se tre orë, tha prokurori.
Një grua (87) dhe djali i saj (59), që jetonin në katin e tetë, u mbytën nga tymi, shtoi ai.
Dy persona janë plagosur rëndë, duke përfshirë dhe babanë e fëmijëve të vdekur, i cili mori djegie të rënda, ndërsa 26 persona të tjerë u trajtuan në spital për lëndime më të lehta. /Telegrafi/
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...