Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka folur rreth ndeshjes Shqipëri – Serbi, e cila luhet sonte.
Dikur ishte vetë pjesëmarrës në dy ndeshjet e kualifikimeve për Kampionat Evropian, ku përjetoi “ferrin” në Beograd, shkruan Arbresh.info.
Mavraj madje doli me hundë të thyer nga ajo ndeshje.
Sot ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram iu ka bërë thirrje lojtarëve kuqezi që të shijojnë lojën.
“Çuna, lufta ka mbaru. Kosova është e jona përgjithmonë. Tani luani futboll”, ka shkruar Mavraj.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë luhet me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info

Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...