Të paktën tre persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur në sulmin më të madh me dron rus në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, thotë kryetari i bashkisë.
Ihor Terekhov thotë se gjatë natës Rusia lëshoi 48 dronë, dy raketa dhe katër bomba rrëshqitëse.
“Kemi shumë dëme”, thotë ai, duke shtuar se u goditën tre ndërtesa të larta banimi. Janë publikuar pamje që tregojnë disa kate të një ndërtese të tillë në flakë.
Gjashtë persona u vranë dhe 80 të tjerë u plagosën në të gjithë Ukrainën natën e kaluar , kur Rusia sulmoi vendin me më shumë se 400 dronë dhe gati 40 raketa.
Rusia tha se sulmi ajror ishte në përgjigje të “akteve terroriste nga regjimi i Kievit”, duke pretenduar se në shënjestër ishin vendosur vende ushtarake.
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga një automjet në Fushë ...
Këtë fundvit, Mihrije Braha shfaqet më e bukur se kurrë
Osmani: Kosova është më e fortë falë frymës së bashkëjetesës
Serbia: Kanë nisur negociatat mes Rusisë dhe MOL-it hungarez...