Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Në mesazhin e tij, Haradinaj thekson rëndësinë e solidaritetit dhe harmonisë ndërmjet shqiptarëve, duke rikujtuar se këto vlera kanë qenë gjithmonë pjesë e traditës së përbashkët.
“Te shqiptarët gjithmonë ka mbizotëruar ndjenja e solidaritetit dhe harmonisë me njëri-tjetrin, dhe gjithmonë i kemi festuar bashkë festat fetare”, ka shkruar Haradinaj nw llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka përcjellë urimet më të përzemërta për Bashkësinë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, si dhe për të gjithë shqiptarët myslimanë kudo që jetojnë.
“Uroj që gëzimi dhe begatia të mbizotërojnë në familjen e gjithsecilit”, përfundon Haradinaj.
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...