Festa e Kurban Bajramit, AUV: Thertoret ilegale rrezikojnë masa ndëshkimore deri në gjykatë

15:35 | 5 Qershor 2025
Gita

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar qytetarët që të gjitha thertoret të cilat nuk janë të licencuara nga kjo agjenci janë të rrezikshme dhe nuk kanë kushte higjienike të duhura për kryerjen e prerjes së kurbaneve.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV ), Lamir Thaçi, për Arbresh.info tha se në thertoret të cilat janë të licencuara nga AUV gjithmonë qëndron nga një inspektor prezent , i cili bën monitorimin dhe kontrollimin e kafshës para deh pas prerjes.

          Lamir Thaçi

“Të gjitha therjet, duke përfshirë edhe ato rituale, gjithmonë duhet të kryhen në thertore të licencuara, sepse këto thertore kanë objekte të cilat i plotësojnë kushtet higjienike, tekniko-sanitare, kanë linjë të therjes adekuat, të cilat garantojnë se produktet finale të cilat nxjerrën nga kafsha e therur të jenë të sigurta”, tha Thaçi.

Sipas tij, produkti i cili vuloset nga inspektorët e AUV, janë të sigurt për konsumim.

“Në këto thertore gjithmonë qëndron prezent një inspektor veterinar, i cili e kontrollon një kafshë para therjes, gjatë procesit të therjes dhe e vulos produktin final që nxjerrët nga kjo kafshë dhe bën vulosjen si produkt i sigurt, i cili mund të dal në treg për qarkullim apo edhe direkt për konsum”, shton Thaçi.

Therjet në ambiente të hapura, sipas tij, gjithmonë u ekspozohen rreziqeve të ndryshme mikro-biologjikë, të cilët mund ta kontaminojnë mishin në çfarëdo kohë.

“Për këtë arsye gjithmonë kërkohet që therja të bëhet në ambiente të pastra dhe me pajisje të cilat “paraprakisht janë adekuate dhe janë sipas standardeve të cilat garantojnë therje, prerje apo copëtim të karkasave në mënyrë të sigurt . Çdo therje që kryhet jashtë thertoreve të licencuara, është therje që bie në kundërshtim me ligjin dhe secili person fizik apo juridik i cili kryen veprime që bien ndesh me ligjin, sigurisht që do të sipas ligjeve në fuqi, karkasaq që gjenden konfiskohen dhe pastaj personit në fjalë i dërgohet flet-paraqitja për gjykatë”, thekson ai./Arbresh.info/

Intervista e plotë

LEXO EDHE 

AUV-i ndalon importi i deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi, shkak murtaja

“Fluturojnë” çmimet e kurbanëve, nga 250 deri në 500 euro një kurban