Shqipëria do të përballet me Serbinë të shtunën në “Arenën Kombëtare”, në kuadër të ndeshjes së tretë kualifikuese për Kupën e Botës.
Interesimi për këtë sfidë ka qenë i jashtëzakonshëm për të parë ndeshjen nga shkallët e stadiumit, me FSHF-në, që shitjen e biletave e ka bërë me short, shkruan Arbresh.info.
Kjo metodë e shitjes la tifozët më besnik të kombëtares jashtë stadiumit, teksa Federata Shqiptare e Futbollit doli me sqarimin e radhës.
“Procesi i shitjes së biletave të ndeshjes Shqipëri-Serbi, sqarim për opinion publik
Federata e Futbollit njofton se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi.
Të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.
Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen. Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse.
Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare””, thuhet në njoftimin e FSHF-së./Arbresh.info
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...