Siguria e pushuesve në të gjithë vijën bregdetare të Lezhës do të jetë prioritet edhe këtë sezon veror. Bashkia e Lezhës ka caktuar 10 vendqëndrimet për mjetet ujore, ndërsa monitorimi do të jetë i vazhdueshëm në bashkëpunim edhe me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Policinë kufitare.
Pjesa më e madhe e vendqëndrimeve të caktuara për motorët e ujit është në Shëngjin. “Janë një te Rana e Hedhur, gjashtë në Shëngjin dhe tre në bregdetin e Tales.
Bashkia bën caktimin e vendqëndrimeve dhe ruajtjen e sigurisë pranë tyre, ndërsa për lejen e mjeteve lundruese merret leje te Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe i monitoron në bashkëpunim me Policinë Kufitare”, tha nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Fatjon Zefi për Klan.
Situata aktualisht paraqitet e qetë edhe në bregdetin e Velipojës. Autoritetet aty kanë licensuar vetëm një subjekt për të operuar me aktivitetin e motorëve të ujit, ndërkohë që janë miratuar dy stacione për vendparkimin e mjeteve lundruese./atsh.al
E marta sjell mot dinamik, diell, reshje dhe erëra të forta
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...