Arsenali ka njoftuar sot se mesfushori italian Jorginho dhe mbrojtësi skocez Kieran Tierney do të largohen nga klubi pasi kontratat e tyre përfundojnë më 30 qershor, ndërsa Raheem Sterling kthehet te Chelsea pas huazimit. Krahas tyre, edhe 18 futbollistë të tjerë – përfshirë lojtarë nga ekipet e të rinjve – do të lirohen.
Jorginho, i cili pritet të transferohet te Flamengo, iu bashkua Arsenalit nga Chelsea në janar 2023 dhe regjistroi 79 paraqitje me fanellën e “Topçinjve”.
Ndërkohë, Kieran Tierney, që iu bashkua Arsenalit nga Celtic gjashtë vite më parë, ka zhvilluar 170 ndeshje për londinezët.
Gjatë sezonit 2023/24, ai ishte i huazuar te Real Sociedad, ndërsa pas rikthimit te Arsenali luajti vetëm 13 ndeshje në Ligën Premier.
Arsenali ka bërë të ditur gjithashtu se bisedimet për rinovimin e kontratës me mesfushorin Thomas Partey po vazhdojnë.
Nga ana tjetër, Raheem Sterling do të rikthehet te Chelsea pas një huazimi të pasuksesshëm te Arsenali, ku shënoi vetëm një gol në 28 paraqitje.
Në mesin e lojtarëve që do të largohen janë gjithashtu: Nathan Butler-Oyedeji, Reece Clairmont, Khayon Edwards, Jakai Fisher, Romari Forde, Teyah Goldie, Jimi Gower, Jack Henry-Francis, Max Kuczynski, Salah-Eddine Oulad M’Hand, Ismail Oulad M’Hand, Neto, Brian Okonkwo, Elian Quesada-Thorn dhe Zacariah Shuaib.
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...