Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar sot një punonjës të Policisë së Kosovës, që thuhet se është zyrtar i stafit civil pa autorizime policore, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ngacmim seksual.
Në njoftimin e IPK-së thuhet se ishin njoftuar lidhur me dyshimet se punonjësi civil dyshohej se ishte përfshirë si i dyshuar në këtë rast dhe ka filluar të ndërmarrë veprime hetimore në koordinim Prokurorinë Themelore Prizren.
“Bazuar në hetimin preliminar dyshohet se punonjësi tashmë i arrestuar, për një periudhë dy javore ka ushtruar ngacmim seksual ndaj viktimës së mitur, të gjinisë femërore në afërsi të objektit shkollor kur viktima i ndjekë mësimet”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se i dyshuari me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren thuhet se është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e tij./Arbresh.info/
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...