Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, e cila ndodhi më 29 nëntor 2023.
Të tre të akuzuarit përballen me aktakuzën për vrasje të rëndë në bashkëkryerje.
Naim Murseli, ish-bashkëshorti i viktimës, është deklaruar i pafajshëm. “Nëse vërtetohet e kundërta nga prokurorja, jam i gatshëm të mbajë burgim të përjetshëm,” u shpreh ai para trupit gjykues.
Ndërkohë, Granit Plava ka vendosur të mbrohet në heshtje, ndërsa Kushtrim Kokalla ka mohuar akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm.
Seancat e radhës pritet të vazhdojnë me shqyrtimin e provave dhe dëshmitë e palëve./Arbresh.info/
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë