Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e heroit të kombit Naser Krasniqi i njohur me pseudonimin “Leka”.
Naser Krasniqi-“Leka” ishte djaloshi sypatrembur dhe i pakompromis, që luftoj për lirinë e Kosovës me okupatorin serbo-sllav, që në rininë e tij të hershme, e deri në rënien e tij në altarin e lirisë.
Në mbrëmjen e 4 qershorit të vitit 1998, kur filloi një ofensivë e madhe artilerie serbe e kombinuar me shumë forma lufte, pikërisht aty edhe ku lindi, në Ratkoc (Drinas), në përballje me forcat serbe, ai bie heroikisht, duke mbrojtur popullin, dinjitetin kombëtar dhe lirinë e atdheut të vet.
Për nder të përvjetorit të rënies së tij nga ora 11:00 në varrezat e fshatit Ratkoc të Rahovecit do të bëhen homazhe.
Policia e Kosovës shton masat e sigurisë për zgjedhjet e 7 q...
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...