Në Këln të Gjermanisë do të bëhet sot evakuimi më i madh i popullatës që nga Lufta e Dytë Botërore.
Gjatë punimeve janë zbuluar tri bomba shumë të mëdha amerikane të hedhur gjatë bombardimeve amerikane në Luftën e Dytë Botërore. Bombat tani duhet të çmontohen dhe nxirren, raporton gazetari Bahri Cani.
Rreth 20 mijë njerëz duhet të evakuohen nga banesat dhe shtëpitë e tyre.
Do të bllokohen dhe ndalohen për kalim tri urat kryesore në qendren mbi lumin Rin, do të bllokohen edhe stacioni në Këln Deutz, do të evakuohen të gjithë nga një spital dhe dy shtëpi për të moshuar.
Do të evakuohen edhe 58 hotele, disa shkolla, pothuajse e tërë pjesa e qytetit të vjetër.
Ende nuk dihet se sa do të zgjasë ky evakuim.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...