Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, megjithatë e konsideron banale situatën që Kosova po futet në fazën e përgatitjes për zgjedhjet lokale, pa u zgjidhur situata e qeverisë qendrore.
“Në njërën anë, ftesa për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale është ftesë obligative kushtetuese për presidentin sepse ne po hyjmë tanimë në hapje fazën e përgatitjes për zgjedhje lokale”, ka thënë Nikaj në DTP Te Fidani.
“Por kjo nuk e minimizon atë banalitetin e i situatës në të cilën ne ndodhemi ku ne po përgatitemi për një garë tjetër zgjedhore, e ende nuk i kemi dhënë përgjigje mandatit qytetar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit”.
“Dhe kjo e bën këtë situatë që ta vëmë në pikëpyetje këtë ftesë të presidentes”.
“PDK-ja i ka sugjeruar presidentes ka kërkuar nga presidentja që ta ftojë atë takimin për të gjetur një kompromis, dhe unë besoj që ne kemi menduar që ky do të jetë njëri nga takimet në radhën e takimeve që do të bëhen mbi këtë çështje”.
“S’e kam besuar personalisht që ky do të jetë një takim pas së cilit nuk do të ndodhë asgjë”.
Skenari i çmendur: Barcelona mund ta festojë titullin e kamp...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e pr...
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...