Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëmka njoftuar se ndaj të pandehurve me inicialet S.H., L.H., F.H., A.H., Sh.H., ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Në njoftimin e kësaj prokurorie bëhet e ditur se me dt.31.05.2025, në Fshatin Rugove – Gjakovë, janë arrestuar pesë (5) persona, me inicialet S.H., L.H., F.H., A.H., Sh.H., pasi që në një ahengë familjarë ka pasur të shtëna me armë zjarri të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe ndaj të njëjtëve është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale si në vijim:
I pandehuri S.H., për shkak të veprave penale: “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 par.1 të KPRK-së, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 par.1 të KPRK-së, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së, “Manipulim me prova” nga neni 389 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së, dhe “Moslajmërim i veprave penale apo kryesve të tyre” nga neni 378 par.1 nënpar.1.9 të KPRK-së.
I pandehuri L.H., për shkak të veprave penale: “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 par.1 të KPRK-së, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 par.1 të KPRK-së, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së, “Manipulim me prova“ nga neni 389 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së, “Moslajmërim i veprave penale apo kryesve të tyre” nga neni 378 par.1 nënpar.1.9 të KPRK-së.
Të pandehurit F.H., dhe A.H., për shkak të veprave penale: “Moslajmërim i veprave penale apo kryesve të tyre” nga neni 378 par.1 nënpar.1.9 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe “Manipulim me prova” nga neni 389 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
I pandehuri Sh.H., për shkak të veprave penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 par.1 të KPRK-së, dhe “Manipulim me prova” nga neni 389 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.
Lidhur me këtë rast janë sekuestruar :
· Dy armë automatike,
· Një pushkë gjuetie,
· Një pistoletë,
· 463 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe
· Disa gëzhoja nga vendi i ngjarjes./Arbresh.info/
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës