Ruben Neves është i etur që bashkëlojtari i tij tek Portugalia, Bruno Fernandes, t’i bashkohet atij tek Al-Hilali.
Fernandes po e konsideron një lëvizje të madhe në Superligën e Arabisë, me klubin që është i përgatitur ta paguajë atë rreth 200 milionë euro për tri vite.
Mesfushori i Manchester United ende nuk ka vendosur nëse do ta pranojë ofertën prej 700 mijë eurosh në javë, teksa bashkëvendësi i tij Neves po shpreson se ai do ta bëjë këtë.
“I rekomandoj të gjithë lojtarët në kombëtare, natyrisht. Portugalia ka prodhuar shumë talent dhe po vazhdon ta bëjë këtë”.
“Ne jemi një shtet me fat në këtë aspekt. Ne gjithashtu punojmë shumë. Një shtet i vogël por i cili ka prodhuar futbollistë të shkëlqyeshëm”.
“Do të doja të kisha çdo lojtar nga kombëtarja në skuadrën time”, ka thënë Neves për A Bola.
Fernandes ka mbajtur bisedime me zyrtarët e Al-Hilalit në Riad këtë javë, me Mail Sport që ka raportuar se ishte një takim pozitiv.
Ylli portugez kishte thënë pas finales së Ligës së Evropës se ai do të largohej nga Unitedi vetëm nëse klubi do të dëshironte këtë.
Al-Hilal në ndërkohë do të synojë që të arrijë një marrëveshje me Fernandes së shpejti, teksa po përgatiten për Kupën e Botës për Klube këtë muaj./Telegrafi/
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates