Qytetarët e Mitrovicës kanë filluar të marrin shërbime shëndetësore në Qendrën e re Kryesore të Mjekësisë Familjare që u funksionalizua këtë javë.
“Hapësira është më e madhe, pastërtia, është objekt I ri dhe normal që kushtet janë më mira këtu. Edhe atje trajtimi i mjekëve ka qenë shumë I mirë po hapësira ka qenë shumë e ngushtë”, tha Bajram Zeneli.
“Është dasht me prit nga 1 orë e gjysmë, dy orë në rend, unë vet kam prit se nuk kishte vend, jo që nuk kishte staf, po për shkak të hapësirës, edhe e vjetër po, nuk kanë qenë kushtet sikur këtu”, tha Tefik Hasani.
Por jo të gjitha shërbimet janë bartur në këtë Qendër.
Disa nga shërbimet shëndetësore vazhdojnë të ofrohen në Qendrën e vjetër të Mjekësisë Familjare, raporton RTKlive.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, tregon kur do të transferohen edhe shërbimet e tjera shëndetësore në qendrën e re.
“Në një fazë të dytë shumë të afërt do të transferohen edhe shërbimet e vaksinimit dhe imunizimit shërbimet e kabinetit radilogjik, shërbimet e edukimit shëndetësor si dhe disa pjesë të administratës, tha Fahri Shabani, drejtor i Shëndetësisë në Mitrovicë.
Shabani thekson se qytetarët tashmë në këtë qendër mund të marrin shërbimet e mjekësisë familjare të sektorit të shëndetit oral apo stomatologjisë, shërbimet e infermierisë, laboratorit të analizave dhe shërbimet e barnatores qendrore dhe këshillimores për sëmundje kronike.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...