Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sonte mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e kremtimit të ditëlindjes së 90-të të Ambasadorit William Walker, e cila u mbajt në qytetin e Pejës.
Në fjalën e tij, Kurti tha se është nder dhe kënaqësi të jemi sonte bashkë, për hir të Ambasadorit William Walker, shkruan Arbresh.info.
“Walker ishte dhe është zëri i së vërtetës për kombin tonë, për shtetin tonë, në çdo situatë e jo vetëm në atë ditë vendimtare të 15 janarit të vitit 1999; kur iu kundërvu fuqishëm propagandës së Serbisë, duke thënë që në Reçak ka ndodhur krime kundër njerëzimit dhe ai ishte momenti kur u ndërgjegjësua, e u vetëdijesua edhe diplomacia ndërkombëtare edhe opinioni publik botëror dhe vendimtar për atë që pasoi — ndërhyrja e NATO-s për ta ndaluar gjenocidin e Serbisë dhe çlirimin e Kosovës”, u shpreh ai
Ai i uroi ambasadorit Walker shumë dashuri dhe lumturi nëpër shumë dekada, dhe e falënderoi për gjithçka që ka bërë për vendin dhe popullin tonë dhe që vazhdon të kthehet e ta vizitojë Kosovën tonë të dashur. /Arbresh.info/

Vijon protesta në Aeroportin e Vlorës, nënkontraktorët kërko...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Obiliq
Chelsea nis “revolucionin” në sulm: Alonso kërkon golashënue...
7-vjeçari u përplas për vdekje nga makina, shoqërohet në pol...
Situata në Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Policia e Shtetit p...
Policia e Prishtinës ekzekuton 191 urdhëresa gjykate brenda ...