Presidenti i SHBA, Donald Trump së shpejti do të shpallë një kandidat të ri për të shërbyer si administrator i NASA-s.
Këtë e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, por nuk shpjegoi pse kandidati fillestar Jared Isaacman nuk ishte më në garë, shkruan Reuters.
“Administratori i NASA-s do të ndihmojë të çojë njerëzimin në hapësirë dhe të ekzekutojë misionin e guximshëm të presidentit Trump për vendosjen e flamurit amerikan në planetin Mars”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Liz Huston.
“Është thelbësore që lideri i ardhshëm i NASA-s të jetë në përputhje të plotë me agjendën e presidentit Trump America First dhe një zëvendësim do të shpallet drejtpërdrejt nga presidenti Trump së shpejti”, shtoi ajo.
Lëvizja vjen vetëm disa ditë përpara se Senati pritej të votonte për nominimin e Isaacman për të udhëhequr NASA-n.
Isaacman, i cili ka udhëtuar dy herë në hapësirë në misione private dhe ka lidhje të ngushta me CEO e SpaceX, Elon Musk, shkaktoi shumë reagime kur Trump e emëroi për herë të parë për administrator të NASA-s në dhjetor.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...