Festimet në Paris për fitoren e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve patën një fund tragjik, pasi një 17-vjeçar u vra me thikë, dhjetëra të tjerë u plagosën, dyqanet u plaçkitën, makinat u dogjën dhe qindra njerëz u arrestuan në përleshjet me policinë.
Djali 17-vjeçar u godit me thikë në gjoks gjatë festimeve të shtunën në mbrëmje (31 maj), në lagjen Dax të Land.
I mituri, i cili ndodhej në një zonë tifozësh për të festuar suksesin e madh të ekipit të tij, u godit me thikë në gjoks dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Sipas një burimi policor, i riu ndërroi jetë nga plagët e marra, megjithëse rrethanat e sakta të sulmit të përgjakshëm nuk dihen ende.
Policia njoftoi se gjatë festimeve ndodhën incidente të shumta, teksa 294 persona u arrestuan.
Videot janë të tmerrshme dhe tregojnë se si festimet në Francë për fitoren e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve u kthyen në tragjedi dhe kaos.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...