Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, së bashku me 35 organizatat anëtare, në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, organizon aktivitetin “Letra nga fëmijët e Kosovës”, i cili do të mbahet në disa qytete të Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se aktiviteti qendror do të zhvillohet sot, më 1 Qershor 2025, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përballë ndërtesës së Republikës së Kosovës, duke filluar nga ora 11:00.
Gjatë këtij aktiviteti, fëmijët do të shprehin mendimet, ndjesitë, dëshirat dhe kërkesat e tyre përmes letrave, vizatimeve dhe mesazheve të ndryshme. Letrat e shkruar nga fëmijët do të vendosen simbolikisht në hyrjet e institucioneve si: Kuvendi i Kosovës, Qeveria, komunat, Qendrat e Mjekësisë Familjare, Qendrat për Punë Sociale, shkollat, Policia e Kosovës, Radio Televizioni i Kosovës, etj.
“Qëllimi i këtij aktiviteti është t’i japë zë fëmijëve dhe të nxisë institucioneve për të qenë të vëmendshëm ndaj pikëpamjeve dhe perspektivave të fëmijëve, si dhe për të vepruar me përgjegjësi duke garantuar të drejtat dhe mirëqenien e tyre”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...