Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës ka mbetur e pakonstituuar për më shumë se një muaj e gjysmë, ndërkohë që deputetët marrin paga të plota, pa asnjë vendim të marrë dhe me vetëm disa minuta pjesëmarrje në seanca që përfundojnë pa kuorum.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), e ka përshkruar situatën si absurde, duke theksuar se mungon çdo përpjekje për zgjidhje nga ana e deputetëve, të cilët, sipas tij, nuk po shqetësohen për këtë bllokadë institucionale
“Por për deputetët, kjo nuk është problem. Sepse sot erdhën në seancë me nga 2,600 euro më shumë në xhirollogari. Si kompensim për… 24 dështime radhazi. Pra, në total, mbi 300 MIJË euro paga nga taksat e qytetarëve – për më pak se dy orë punë efektive, e pa asnjë vendim të marrë’, tha ai./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...