Gazetarit nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli është arrestuar pasditen e së premtes nga Policia e Kosovës.
Behluli ishte intervistuar dje nga drejtoria për hetimin e krimeve të rënda në Prishtinë, në cilësinë e të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit kujdestar Behluli është ndaluar për 48 orë, raporton Paparaci duke iu referuar burimeve në organet e drejtësisë.
Gazetari nga Presheva i kishte cilësuar gazetarët “kancer i shtetit të Kosovës”.
Ai kishte bërë thirrje për eliminimin e tyre.
“Nëse vetëm pak ja keni haberë profesionit të gazetaris e keni kuptu si funksionojnë këta profiterat medial, njëri prej tyne e publikon një Lajm tendencioz, të gjithë pas e publikojnë të njejtin Lajm vetëm ja ndryshojnë titullin. Nëse njërit prej ktyne ju zbulohet naj aferë, të gjithë këta tjerët pastaj i dalin në mbrojtje ! Këta janë kancer i shtetit të Kosovës dhe çka është më e keqja shumë jan forcu, nuk nalen, e vetmja mundësi me ja nal hovin e zullumit është sikur Bullgaria dhe Rumania qysh i ka eliminu kriminelët në prag të antarsimit në BE”, kishte shkruar ai.
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...